Nëpër rrugët kryesore të Prishtinës saktësisht te rruga UÇK “Qafa”, sot në mëngjes janë vendosur kamerat e sigurisë.
Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Arlinda Kastrati, konfirmoi se këto kamera janë vendosur nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
“Kamerat e sigurisë janë iniciativë e vetë Komunës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës” – konfirmoi Kastrati
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/11/2-7.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/11/1-61.jpg)