Fillon zhbllokimi i rrugës Orllan – Turiçicë (Pamje)

Ka filluar zhbllokimi i rrugës Orllan – Turiçicë, njoftojnë banorët e këtyre dy fshatrave.

Zhbllokimi i rrugës që lidhë këto dy fshatra po bëhet nga ekipet emergjente të angazhuara nga Komuna e Podujevës.

Kjo rrugë, sikurse disa të tjera, ishte bllokuar për shkak të vërshimeve që u shkaktuan në shumicën e vendeve të Kosovës – e po ashtu edhe në Llap dhe Gollak.