Policia rikthen planin 12 orësh për ta gjitha njësitë

Policia e Kosovës ka kthyer në fuqi sërish planin 24 orësh të punës për gjitha njësitë, raporton IndeksOnline.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se situata në veri ka bërë që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë të aktivizojë në punë me orar të zgjatur të gjithë pjesëtarët e saj.

Dorëheqja e policëve serb në veri ka lënë disa vende vakante në këtë institucion por ato po plotësohen në mënyrë profesionale nga pjesëtarët tjerë të PK-së.

Rikujtojmë se edhe pas largimit të serbëve nga institucionet, situata është e qetë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe pikat kufitare me Serbinë.

Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX janë duke kryer detyrat e tyre në veri dhe janë në gjende për të reaguar nëse ka ndonjë tentim për të destabilizuar vendin./IndeksOnline/