Zyrtarët e VV-së propozojnë organizimin e një tubimi në mbështetje të Kurtit, pas presionit ndërkombëtar për targat

Në kohën kur qeveria e Kosovës po përballet me presion ndërkombëtar për çështjen e targave, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë dalë me idenë për organizimin e një maniffestimi madhor në Prishtinë në mbështetje të Qeverisë Kurti.

Boiken Abazi nga Tirana dhe Edi Pruthi nga ShBA kanë shprehur gatishmërinë për koordinimin e udhëtimeve nga Tirana, përkatësisht mërgata.

Edi Pruthi

”Ndoshta do të ishte mirë të organizohet një manifestim madhor në Prishtinë në mbështetje të Qeverisë Kurti përballë presionit që vjen nga Serbia dhe cilido ndërkombëtar, që edhe miqtë tanë të marrin mesazhin e qartë…? Nëse organizohet, me dëshirë ndihmojë në koordnimin e udhëtimeve nga mërgata,,

Dështoi të bëhet deputet, por Edi Pruthi rehatohet me punë në Kuvend – e  ndihmoi Armend Muja

Boiken Abazi

”Mos ka ardhur koha për një manifestim madhor në Prishtinë në mbështetje të Qeverisë Kurti përballë presionit që vjen nga Serbia dhe cilido ndërkombëtar, që edhe miqtë tanë të marrin mesazhin e qartë … ? Nëse organizohet, me dëshirë ndihmojë në koordinimin e autobusëve edhe nga Tirana,,

Albin Kurti mbështet kandidatin për deutet Bojken Abazi – NGO SHQIP