Në seancën e 24 nëntorit në Kuvendin e Kosovës, teksa po votohet për dy kandidatë potencialë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, Enver Peci ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë në këtë pozitë.
Nga 87 deputetë që votuan, Peci ka marrë 66 vota, ndërsa të pavlefshme ishin tre fletëvotime.
Ky emër nga Kuvendi i Kosovës do t’i propozohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ndërsa, Dukagjin Avdyli ka marrë 31 vota, Bardh Bokshi, 35 vota, Flamur Rasori, 24 vota, Valon Hasani, 2 vota.
Pasi minimumi i zgjedhjes është 58 vota, deputetët sërish kanë filluar votimin për propozimin e emrit të dytë.