Përurohet Parku Memorial në këtë fshat të Podujevës

Në fshatin Shajkoc të Podujevës është bërë përurimi sot i Parkut Memorial, shkruan Llapi.info.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-komandantë të Zonës së Llapit, familjarë të dëshmorëve dhe të pranishëm të tjerë.

Në këtë pllakë gjenden emrat e dëshmorëve.

Ky memorial u ndërtua me angazhimin e ushtarit dhe veteranit të UÇK Shaban Kurtolli, dhe financimin është bërë nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale./Llapi.info