Bulliqi i drejtohet Policisë në Podujevë, kjo është arsyeja

Kryetari i komunës së Podujevës i është drejtuar organeve të sigurisë për çështjen e hakimit të Facebook-ut të tij personal, shkuan Llapi.info.

Ani pse nuk është bërë i ditur identiteti i ankuesit, Policia e Kosovës ka njoftuar për këtë rast në raportin e saj ditor.

Podujevë (NN) 27.11.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të panjohur kanë hakuar llogaritë e rrjetit social facebook dhe e-mail-in e tij personal. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë PK.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe vetë Bulliqi.

“Ata që kanë hakuar llogarinë time në facebook, siç po më njoftojnë miqtë, janë duke kërkuar para nga llogaria ime, por edhe duke dërguar mesazhe të ndryshme jo etike. Të gjithë miqve të facebook-ut, që po marrin mesazhe të ndryshme nga llogaria ime u kërkoj që t’i injorojnë ato dhe të mos bien pre e këtij mashtrimi. Nga organet e rendit kërkoj që rastin ta trajtojnë me urgjencë, të identifikohen keqbërësit dhe të dënohen”, ka shkruar ai./Llapi.info