Karim Benzema do të mund të luajë në këtë Botëror.
Sipas RMC Sport, sulmuesi i Real Madrid dhe fituesi i Topit të Artë mund të ketë minuta me Francën pasi të jetë rekuperuar totalisht nga dëmtimi që ka pësuar në kuadriceps.
Fakti që trajneri Didier Deschamps nuk e ka zëvendësuar ende në listë, mundëson që Benzema të aktivizohet nëse shihet e arsyeshme. Emri i tij ka figuruar në stolin e rezervave në dy ndeshjet e fundit të Francës dhe për këtë arsye, Karim Benzema, edhe nëse nuk luan fare, do të marrë medaljen e artë në fund të kompeticionit, nëse Franca fiton Kupën e Botës.