Zihen 164 konsumatorë duke e vjedhur energjinë elektrike

Kompania KEDS ka bërë të ditur se vetëm gjatë javës së kaluar ka zënë 164 konsumatorë në tërë Kosovën duke e vjedhur energjinë elektrike.

Sipas njoftimit të martën, kontrollet janë kryer në 1,976 konsumatorë të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po e keqpërdornin rrymën.

“Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1976 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 164 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore rastet e vjedhjes.