Dalin 100 eurot për studentë, kontrolloni llogaritë

A worker holds the new 100 euros banknote at the end of the printing procedure at the Bankitalia, the Italian national central bank, high-security factory in Rome, on May 20, 2019. - The ECB allocates production volumes to different national central banks, which then supply a specific proportion of the total annual production. The banknotes are subsequently distributed among the different national central banks. (Photo by Vincenzo PINTO / AFP)

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se kanë dalur në llogaritë e studentëve 100 eurot e premtuara nga Qeveria.

50 mijë e 778 studentë do të përfitojnë nga kjo ndihmë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.

“50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.
Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq.
Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar.
Qeveria për studentët” shkruan Murati në njoftim./Indeksonline/