Hapet panairi i punës, karrierës dhe ndërmarrësisë

Sot në sallën “1 Tetori” në Prishtinë hapet edicioni i shtatë i Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë .

Fjalën hyrëse do ta kenë: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, U.D. udhëheqësi i Bashkëpunimit Zhvillimor në Ambasadën Gjermane, Sebastian Leuschner dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi. 

“Panairi organizohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me GIZ Kosova, në emër të Qeverisë Gjermane, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare”, njofton GIZ-i gjerman.