Historia e trishtë e familjes nga Prishtina: 16-vjeçari preket me sëmundjen që ua mori jetën motrës e vëllait të tij

Familja prishtinase e cila kishte tre fëmijë, tashmë ka vetëm një djalë. Motra dhe vëllai i Fisnikut kanë ndërruar jetë vite më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë që i kishte prekur ata.

Sëmundja fillimisht kishte prekur vëllain e madh, Bujarin, i cili pas lëngimit nga vuajtjet që ia shkaktoi sëmundja, kishte ndërruar jetë. Pak kohë më vonë e njëjta sëmundje i mori jetën edhe motrës së Fisnikut, e cila njëjtë si Bujari nuk arriti që të gjente shërim për sëmundjen e cila prek trurin.

I mbetur vetëm me nënën dhe babain, dy vite pas vdekjes së motrës makthi është rikthyer sërish. Sëmundja tani ka prekur edhe Fisnikun, i cili tash e disa javë ka mbetur i shtrirë në shtrat si pasojë e saj.

Drita në fund të tunelit për 16-vjeçarin nga Prishtina shihet të jetë në vendet e jashtme, ku besohet që mund të gjejë shërim për sëmundjen e rëndë që e ka kapluar. Mirëpo për këtë familja nuk i ka të hollat të cilat iu nevojiten, prandaj edhe kanë kërkuar publikisht ndihmë nga qytetarët.

Në njoftimin e publikuar nga hoxha Elvis Naçi, thuhet se për Fisnikun përkujdeset vetëm babai i tij, pasi që edhe nëna ka pësuar aksident dhe nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Elvis Naçi:

Urgjente Shperndajeni! Ky eshte Fisniku 16 vec nga Prishtina. Prinderit e Fisnikut u gezuan me tre femije por ky gezim nuk ishte i shkruar te vazhdonte gjate. Nje semundje qe prek trurin u shfaq tek vellai i madh Bujari, semundje e cila i mori jeten. Ngeli vetem me motren Valbonen dhe dashuria qe kishte per te nuk pershkruhej me fjale. Para dy vitesh kjo semundje i shfaqet edhe motres dhe ajo mes dhimbjes ia dorezoi shpirtin Zotit. Fisniku i mbetur vetem ka shume frike, sepse semundja i eshte shfaqur dhe Fisnikut 16 vjecar dhe ka disa jave i shtrire ne krevat njejte si motra dhe vellai qe sot nuk jetojne me. Mami Fisnikut ka bere aksident dhe i vetmi qe u sherben eshte babai dhe e vetmja shprese eshte te niset jasht shtetit per kurim. Dikur ka patur endrrat e tij si cdo moshatar por sot i duhet te luftoje per jeten. Fisniku deshiron te jetoje, e ne dashte Zoti te jetoje merakun e vetem qe ka eshte t’u sherbeje prinderve per te mos i lene vetem. Ne shtepine e tyre ka vetem lot dhe frike, nena po mbahet se nuk deshiron qe Fisniku t’ia shoh lotet dhe i lutet qe mos te merzitet se do te behet mire. Jeta e tij eshte ne rrezik, nje histori qe deri tani ne kete familje kane humbur jeten dy femije…

Gofundme: https://www.gofundme.com/f/te-shpetojme-jeten-e-fisnikut

PayPal: https://www.paypal.com/donate/…
fondacionifirdeus1@gmail.com

Te dhenat bankare ne Zvicër 
Name: Firdeus
Emri i Bankes: Post Finance
Adresse: Untere Scheugstr 3 8707 Uetikon am See
Konto Nr.: 15-387081-5
IBAN: CH94 0900 0000 1538 7081 5
BIC: POFICHBEXXX

Të dhënat bankare në USA ??
Bank Name : Morton Community bank
Beneficiary Name : Friends of Fondacioni Firdeus
Routing Number: 071123204
Account number : 769397

Konto Gjermani

Firdeus Germany Stiftung
Sparkasse Fürstenfeldbruck
IBAN: DE88 7005 3070 0032 2673 46
BIC: BYLADEM1FFB

Konto UK ??
FIRDEUS UK
Sort code23-14-70
Account number:88494986
IBAN: GB95 TRWI 2314 7088 4949 86
Address: TransferWise
56 Shoreditch High Street London
E1 6JJ United Kingdom

Të dhënat bankare në Shqiperi 
Fondacioni Firdeus, Credins Bank,

Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.
SWIFT CODE CDISALTR
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

Konto ne Kosove
Credins Bank Kosove
Fondacioni Shqiptaret per Shqiptaret Kosove
Address: Zona industriale P.N, Prishtina
IBAN: XK05 2381 8000 0000 6041 (EURO) Bank: Credins Bank Kosove
Address of the Bank: Rruga UCK, no 240
SWIFT (BIC) CODE: CDISXKPR

Konto Maqedoni.V
FIRDEUS
IBAN: BR.MK07200003808713043
SWIFT Code: STOBNK 2X
Stopanska Banka Ad Skopje
Firdeus Arangel Kichevo

May be an image of 1 person, sitting and indoor