Kadriaj: Kurti e bëri veriun llugë, veç po mashtron e dezinformon

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ( AAK) Time Kadriaj në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur atë një mashtrues, i cili po e dezinformon opinionin.

“Je shumë i aftë me mashtru. Po e shohim dhe sot ku me ligjëratat tua po mundohesh me i mashtru sot dhe deputetet. Keni bërë lojëra politike në veri, duke mos u koordinuar me aleatët tanë dhe SHBA-të. Po e dezinformoni opinionin. Po e shohim që ti ke pas veç  një alternativë si me bë veriun llugë. Dhe s’ke pasur alternativë si me dal nga kjo situatë, sepse ju s’keni pas asnjë plan strategjik. Keni bërë lojëra me targat, jo po e shtyjmë 24 orë, jo 48 orë dhe më pas keni marrë një vendim, i cili s’ka asnjë afat. Kjo nuk iu bënë nder as ju, as shtetit të Kosovës, sepse i keni cenuar rëndë raportet e Kosovës me SHBA-në dhe aleatët. S’po na befasojnë më as ndërrimi i qëndrimeve tuaja. Koordinohu me SHBA”, ka thënë Kadriaj./IndeksOnline/