Komuna e Prishtinës teston të shtunën sistemin e alarmit publik

Komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur se këtë të shtunën do të bëjë testimin e radhës të sistemit të alarmit publik me tinguj të njëtrajtshëm.

Alarmi do të bie dy herë nga 30 sekonda.

Kështu ka njoftuar komuna e Prishtinës përmes në llogarisë  së saj në Facebook.

“Këtë të shtunë, më datë 3 dhjetor, në orën 12:05, Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”. /IndeksOnline/