Rrugët malore pa mirëmbajte – Shkak, OSHP

Rrugët malore në Kosovë janë mbushur me borë, kjo gjë po u vështirëson qytetarëve kalimin nga këto rrugë.

Krejt kjo si pasojë e  zvarritjes së proceduarave të tenderimit nga kompanitë që merren me  mirëmbajen e rrugëve nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), që  mund të shkaktoj pasoja të mëdha në vend. Si pasoj e mos mirëmbajtjesë së rrugëve të ngrira dhe të bllokuara, mund të ketë edhe pasoja fatale për qytetarët.

Tashmë kemi hy në sezonin dimëror, shumë vende në Kosovë, kryesisht në zonat malore kanë filluar reshjet e borës dhe si pasoj e temperaturave të ulta kanë nis ngricat dhe mbushja e rrugëve me borë.

Ndërsa sipas burimeve të IndeksOnline, shumica e  kompanive që merren me mirëmbajtjen e rrugëve janë në procedurë kontestuese në OSHP.

Brezovica, Rugova, Prevalla mbulohet me borë Mëngjesi i sotëm zbardhi disa pjesë të vendit në lartësi më të larta mbidetare. Brezovica, ndër vendet më të vizituara gjatë dimrit, tashmë është mbuluar nga bora. Po ashtu, borë ra edhe në Brod të Dragashit. IndeksOnline ju sjell videon e disa rrugëve të zonave malore ku kanë filluar ngricat. /IndekOnline/