Grupi i Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301,ora 9:15)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” do të lansoj Kurrikulën për Programet e Trajtimit të Dhunës. (Ora 10:00)
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyron Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon konferencën me donatorët për sektorin e bujqësisë me titull “Orientimet Strategjike për Zhvillimin e Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”. (Ora 10:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:30)
Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” mbahet programi i për fëmijë, ku do të shfaqen filmat e animuar me pjesmarrës nxënësit e disa shkollave të Prishtinës dhe Lipjanit ku dhe do të ketë performancë me titull “Terapia muzikore” nga qendra burimore “Përparimi” në Prishtinë dhe një performancë nga një këngëtare e re Tirana e cila është anëtare e Down Syndrome në Tiranë! (Kino Armata, ora 11:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston Alpin Dogan, Kryeshef Ekzekutiv në KEDS; Serhat Mesut Dinc, Kryeshef Ekzekutiv në KESCO dhe Alper Erbas, Kryeshef Ekzekutiv në KEDS për periudhën 2019-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
Shefi i misionit përcjellës të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Lukas Mandl, së bashku me ambasadorin e BE-së, Tomáš Szunyog, do të mbajnë një konferencë për shtyp për të prezantuar gjetjet preliminare dhe konkluzione mbi gjendjen e zbatimit të rekomandimeve të Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2021. ( ora 14:15)
Organizata jo-qeveritare “You Can Do” organizon ngjarjen “Darka e Erret” ku zyrtarë lokal edhe ndërkombëtar, profesorë e aktivistë do të darkojnë në errësirë totale dhe të diskutojnë rreth pozitës së personave me aftesi të kufizuar në shoqëri dhe hapat konkret që duhet të ndërmeren për ketë komunitet. (Ora 17:00)