Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar sot ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic.
Ky takim është bërë me qëllim thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
“Me këtë rast, ambasadorja Barisic më ritheksoi se Kroacia si një vend mik i Kosovës, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në të gjitha fushat dhe komponentët e tyre në mënyrë që të përmbushë me sukses të plotë synimet e tyre” shkroi Mehaj në Facebook.
Në anën tjetër, Mehaj e falendëroi ambasadoren kroate për bashkëpunimin dhe përkrahjen ndaj FSK-së dhe Kosovës në përgjithësi.
“Nga diskutimi i sotëm u pajtuam që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në funksion të integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes për ofrimin e kontributit për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë” përfundoi Mehaj.