Kërcënohen dy gjykatës në Podujevë – këto janë detajet

Dy gjykatës janë kërcënuar në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“ I dyshuari mashkull kosovar (i cili gjendet në vuajtje të dënimit), gjatë seancës gjyqësore ka kanosur me jetë dy gjykatës meshkuj  kosovarë. Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar PK, pa dhënë detaje tjera.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar./Llapi.info