Kuvendi Kosovës, sot do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme dhe do të vazhdojë me seancë plenare.
Në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi do të bëj shqyrtimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.
Kurse vazhdimi i seancës plenare, do të fillojë me pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 10 dhe 24 nëntor 2022: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Prokurorinë Speciale, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal i Republikës së Kosovës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021 dhe shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021, raporton RTKlive.
Po ashtu Kuvendi shqyrton pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022: Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020, Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë dhe shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.
Ndërsa pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 tetor 2022: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022, Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.