Sot protestojnë punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik

Sot do të protestojnë punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik që punojnë në qendrat e mjekësisë familjare dhe disa shkolla të Prishtinës.

Përmes kësaj proteste, ata kërkojnë rritje të pagave.

Protesta pritet të fillojë nga ora 11:00, para objektit të komunës së Prishtinës.