Pamje nga fshati Lluzhan i Podujevës pas vërshimeve

Reshjet intensive të shiut që vazhduan gjatë gjithë natës kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Vërshime, sipas banorëve, ka pasur mëngjesin e sotëm në fshatin Lluzhan.

Në pamjet që kanë arritur në adresë të Llapi.info, shihet se rrugët dhe arat në këtë pjesë janë “pushtuar” nga uji.

Disa ekipet kanë dalë në terren dhe po përpiqen që t’i evitojnë më shumë përmbytjet./Llapi.info