Banorët bllokojnë rrugën në Vranjevc, kjo është arsyeja

Banorët e lagjes “Kodra e Trimave” kanë bllokuar rrugën “Fahri Fazliu”, në shenjë proteste ndaj komunës së Prishtinës e Policisë, të cilat institucione sipas tyre nuk janë të përgjegjshme në punë.

Këta banorë ankohen se Komuna e Prishtinës nuk ka vendosë pengesa të cilat ulin shpejtësinë e makinave dhe kurse Policia thonë se nuk po bënë patrullime në këtë lagje, për të ulur e parandaluar aksidentet me fatalitet të cilat po ndodhin në këtë lagje.

Ndryshe, më 30 dhjetor një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga vetura.

Sipas raportimeve, dy vetura ishin duke bërë gara në lagjen “Kodra e Trimave” kështu duke shkaktuar rreik të përgjithshëm.