Çfarë dihet deri më tani për vdekjen e gruas në Prishtinë?

Një femër është gjetur e vdekur në afërsi të furrës “Qerimi” në Prishtinë. Kjo vdekje është konstatuar edhe nga ekipet e emergjencës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, “Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë”. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjekësia ligjore.

Një grua është gjetur e shtrirë dhe e lënduar sot në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e saj. Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë relevante për zbardhjen e rastit.

Ndërkohë, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë deklaruar se rasti i gruas ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta.

Prokurorja e Departamentit të Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimeve aty, trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.

“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në përgjigjen e oganeve të drejtësisë.