Policia e Kosovës ka bere të ditur se është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila është parë në rrjete sociale në foto me armë në dorë. Me vendim të prokurorit kompetent e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar institucionet kompetente.
Po ashtu policia njofton se është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje verbale kishte nxjerr një armë nga brezi dhe kishte tentuar që t’ia drejtonte viktimës mashkull kosovar. Në rast kishte ndërhyrë i dyshuari tjetër mashkull kosovar me ç’rast duke i drejtuar armën të dyshuarit të parë kishte arritur që t’ia merrte armën. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër është në kërkim policor.
Ndrsa një ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i janë vjedhur mjete pune. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Radio Vizioni