Rohde: Është koha e fundit që të themelohet Asociacioni me shpejtësi, Kosova ende s’ka propozim

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka thënë se pajtohet plotësisht me qëndrimet e zyrtarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet se është koha e fundit që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e Brukselit me shpejtësi, përfshirë krijimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën.

Rohde ka thënë se ende s’ka ndonjë propozim nga ana e Kosovës për këtë gjë.

Ai tutje ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet nuk është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ka bërë thirrje për kthim të menjëhershëm.

Rohde ka thënë se Washingtoni dhe Brukseli janë plotësisht në linjë për këto çështje./GazetaExpress/