Një person është gjetur i alivanosur në një fushë në Podujevë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:50.
Policia ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka dalur në vendin e ngjarjes, për të marrë viktimën të cilën e ka dërguar në trajtim mjekësor.
“Mjeku kujdestar nga emergjenca ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë” thuhet në njoftimin policor.
Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.
Rasti është inicuar si “Hetim i vdekjes”.