Zëvendëskryeministrja e Sllovenisë me varg takimesh me krerët e shtetit

Zëvendëskryeministrja, njëherazi dhe ministre e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ajo arriti mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku u prit nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

MPJD njoftoi mbrëmë se vizita e Fajon në Kosovë po bëhet për të thelluar marrëdhëniet miqësore mes Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për të intensifikuar bashkëpunimin në rajon dhe Evropë.

Agjenda e sotme e Fajon ndërkohë është e ngjeshur.

Ajo së pari do të takohet me ministren Gërvalla, në takimin që pritet të fillojë në ora 10:30.

Pas Gërvallës, Fajon pritet në Presidencë në ora 11:00, nga presidentja Vjosa Osmani.

Me fillim nga ora 13:40, nikoqir i Fajon do të jetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Fajon pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, ndonëse një agjendë e tillë akoma nuk është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit./Indeksonline/