Moti për sot dhe ditët në vazhdim

Sot në Kosovë na pret mot i ndryshueshëm dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Në Dukagjin priten rrebeshe intensive shiu, nganjëherë të përcjellura me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në zonën e Pejës, Istogut, Deçanit, Junikut, Gjakovës e deri në disa zona të Prizrenit. Në viset tjera priten edhe intervale kohore me diell dhe po ashtu herë pas here mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Po ashtu priten edhe erëra vende-vende të fuqishme nga jugu, ndërsa temperaturat maksimale mund të shkojë mbi 15 gradë Celsius.

Më së paku reshje nesër priten në lindje dhe juglindje të Kosovës.

Në Shqipëri sotpritet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me vranësira dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten reshje mjaft intensive.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot mjaft i ngrohtë, me erëra jugore dhe vranësira të cilat vende-vende mund të kushtëzojnë rrebeshe lokale të herëpashershme shiu, ndërsa në Mal të Zi priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të enjten na pret mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu në tërë rajonin, ndërsa priten edhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet mjaft intensive do të shtrihen edhe në lindje të Kosovës, Luginën e Preshevës dhe tërë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Të premtën ulje e temperaturave. Reshjet e shiut do të fillojnë të shndërrohen në reshje bore. Në Kosovë ka gjasa për reshje të dendura bore përpos viseve kodrinore-malore edhe në disa ultësira. Të shtunën në Kosovë reshje bore në gati tërë territorin.

Për fund: Ditët që po vijnë na sjellin reshje mjaft intensive, fillimisht në Dukagjin të Kosovën dhe shumë rajone të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në viset tjera do të ketë ende periudha të gjata pa reshje, por herë pas here priten rrebeshe lokale shiu me bubullimë dhe erëra të fuqishme. Të enjtën reshjet shtrihen në tërë rajonin ku priten reshje të dendura, ndërsa në viset malore do të fillojnë reshjet e dendura të borës.

Malet e rajonit, por edhe të Kosovës do të mbushën me borë, ndërsa bora më e madhe parashihet në malet e Rugovës ku mund të ketë edhe bllokada nga bora e madhe. Zonat mesdhetare të Shqipërisë vështirë që mund të kenë reshje bore nëpër ultësira, por do të ketë në zonat kodrinore, megjithatë nuk përjashtohet tërësisht mundësia që të ketë fjolla bore edhe në në ndonjë rajon ku reshjet e borës janë më se të rralla./MeteoBallkan