Aksident në Lluzhan të Podujevës, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Lluzhan të Podujevës, raporton Llapi.info.

Siç ka mësuar Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë disa automjete,  derisa raportohet për tre persona të lënduar – fatmirësisht jo rëndë.

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Llapi.info është në pritje të detajeve shtesë nga Policia e Kosovës./Llapi.info