Varrezat në fshatin Peran të Podujevës nën ujë (PAMJE)

Reshjet intensive të shiut, që kanë nisur që nga mbrëmë, ka bërë që në disa pjesë të Podujevës, të ketë vërshime, shkruan Llapi.info.

Në adresë të Llapi.info kanë arritur pamje nga banorë të zonave të ndryshme, ku kanë treguar se rrugët, arat e oborret e shtëpive janë “pushtuar” nga uji.

Si pasojë e reshjeve të shiut, përmbytje ka edhe në fshatin Peran.

Madje, në këtë fshat, edhe varrezat janë nën ujë.

Më poshtë pamjet: