Hoti: Të hiqet TVSH-ja për produktet bazike dhe të rritën pagat në përputhje me inflacionin

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se propozimet e LDK-së, janë refuzuar jo që nuk ishin adekuate, por sepse ishin propozime nga LDK-ja.

Ai ka thëne se duhet që Qeveria ta heq TVSH-në, të ulin çdo barrë tatimore dhe ti rrisin pagat me inflacion.

‘’Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë’’, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij Facebook.

Sipas tij Kosova meriton më mirë dhe mundet më shumë. /IndeksOnline/