Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është plotësisht dakord me deklaratën e këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, që të ecet përpara me diskutimet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Jam plotësisht dakord: është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asoaciacionin”, ka shkruar Rohde në Tëitter.