Nis studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës së Pollatës në Podujevë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka njoftuar se ka filluar studimi i fizibilitetit dhe i vlerësimit të ndikimit social mjedisor për ndërtimin e Digës së Pollatës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit.

Përveç njoftimit, ai publikoi në Facebook edhe pamje të hartës së lokacionit në komunën e Podujevës.

“Filluam studimin e fizibilitetit dhe vlerësimit të ndikimit social mjedisor për Ndërtimin e Digës së Pollatës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit. Urime të gjithë qytetarëve të Podujevës”, ka shkruar Aliu në Facebook. / ©️Radio Vizioni

Ditë më parë Aliu ka njoftuar se ka nisur edhe studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës në Dragaqinë të Suharekës.