Këto dokumente janë nga Arkivi Kombëtar Britanik, që janë korrespondencë diplomatike e Foreign Office-it [Ministrisë së Jashtme], dhe flasin për qeverinë e parë të Palestinës të formuar në vitin 1948. Kryeministër, siç shihet edhe në këto dokumente, ka qenë Ahmet Hilmi Pasha (1884-1963), një shqiptar i lindur në Sidon apo Saida të Libanit. Pasi që ishte shqiptar, arabët e quanin Ahmed Al Arnauti
Hilmi Pasha ka qenë një lloj gjeniu në financa, por edhe në politikë dhe ushtri. Në Perandorinë Otomane ka shërbyer disa herë si ministër i Financave, ndërsa si ushtarak kishte gradën e gjeneralit. Pas rënies së Perandorisë Otomane, shërbeu si ministër dhe këshilltar i financave në disa vende arabe dhe është themelues i bankave të para arabe.