Presidetja e Kosovës, Vjosa Osmani pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në një intervistë për RTV21 theksoi se kjo është një javë e rëndësishme, por jo që t’i vihet pika çdo gjëje.
“Natyrisht që është javë e rëndësishme por nuk do të thoja që është javë ku i vihet pika gjithçkaje. Kosova është e përkushtuar që të punojë me partnerët që të gjejmë zgjidhje përpara në mënyrë që marrëveshja e 27 shkurtit, marrëveshja e Brukselit dhe njëkohësisht aneksi i Ohrit i 18 marsit të zbatohen në plotëni, të zbatohen pa kushte dhe të mos ketë vetëm pjesë të caktuar të cilat kërkohen të zbatohen kurse Serbia të ikë nga obligimet e saj. Balancimi dhe vetëzbatimi i drejt dhe i balancuar i marrëveshjes është kyq”, tha Osmani.
Ajo poashtu theksoi se është shumë e rëndësishme që hapat përpara të bëhën në koordinim me aleatët.