Haradinaj i bën thirrje kryeministrit të respektojë Policinë

Përpara objektit të Qeverisë njesia speciale intervenuese e policisë (FIT) sot mbajtur një protestë , kërkesat e të cilëve ishin që të u paguheshin shtesat e rrezikshmërisë , dhe ngritja e pagës.

Sipas tyre, këto kërkesa janë absolutisht kërkesa ekonomike dhe sociale, lehtë të realizueshme, andaj edhe kërkojnë mirëkuptim në këtë aspekt, duke theksuar se nuk dëshirojnë të shfrytëzohen për qëllime politike nga askush.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe i pari i AAK-së Ramush Haradinaj , duke thënë se kryemeinistri duhet të respektoj policinë.

“Kryeministër, çka po pret? Policia ka të drejtë, respektojeni!”, ka shkruar Haradinaj