Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i ka dorëzuar sërish presidentes Vjosa Osmani, emrin e Blerim Isufajt për dekretim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar anëtarja e KPK-së, Jehona Grantolli.
“Po, është e vërtetë që e kanë dërgu edhe një herë, po Këshilli me vendim”, tha Grantolli.
Kështu bëri të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Ka ardhë një letër nga z.Maloku, sapo ta shohim ju njoftojmë”, ka deklaruar Kupina.
Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani, më 17 tetor njoftoi se kishte marrë vendim që të mos e dekretojë për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajn.
Osmani gjatë një konference për media, kishte thënë se nuk e ka dekretuar për Kryeprokuror të ri të Shtetit, Isufajn, meqë sipas saj, procesi është cilësuar “si i parregullt dhe diskriminues” nga të gjithë vëzhguesit, si nga organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare të cilat kanë evidentuar “10 shkelje në procedurën e përzgjedhjes së Kryeprokurorit”.
Më 6 prill të vitit të kaluar, Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte votuar unanimisht Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit. /Telegrafi/