Që nga sulmi terrorristë në Banjskë, Njësitë për Ndërhyrje të Shpejtë të KFOR-it shpeshtojnë patrullimet në veri

24 shtatori i këtij viti ishte një ditë e kobshme për Kosovën dhe qytetarët e saj , sulmi terrorrist në Banjskë të Zveqani la të vdekur rreshterin e Policisë së Kosovës , Afrim Bunjaku.

E pas kësaj ngjarje njesitet për ndërhyrje të shpejtë në kuadër të KFOR-it ,kanë shtuar patrullimet në vijë kufiare me Serbinë , që sipas KFOR-it llogariten si garanci, karshi rrezikut për sulme nga Serbia

Majori i Njësisë thotë se që prej 24 shtatorit, kur ndodhi sulmi i grupit të armatosur serb në Banjskë, prania e Policisë së Kosovës dhe e KFOR-it është rritur në këtë pjesë. E që atëherë, ai tregon se janë mbyllur edhe rrugë të shumta ilegale përgjatë vijës kufitare Kosovë-Serbi.

“Drejtoria e Njësive të Ndërhyrjes së Shpejtë, me efikasitet ka numër të mjaftueshëm të operatorëve, asiston departamentin e kufirit në mënyrë të parandalimit, futjes së grupeve, qoftë për kontrabandë apo grupe kriminale ose terroriste. Ne vetëm pas incidentit të Banjskës ka më shumë se tridhjetë rrugë që i kemi vlerësuar në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme, dhe i kemi mbyllur apo kemi vendosur pengesa, ose gropime. Dhe këto rrugë vazhdimisht inspektohen nga pjesëtarët apo njësitë tona”, tha ai