Aksident i rëndë në Podujevë , një i vdekur

Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak orëve në Fshatin Gllamnik të Podujeves , ku janë përfshirë një kamion një biçiklisti si pasoj e aksidentit ky i fundit nuk ka arritur të ju mbijetoj plagëve të marra. Këtë e konfirmoj edhe Policia e Kosoves , ata përmes një komunikate thanë se :

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje” thuhet në njoftimin e Policisë.” Foto ( indeksonline)