Aksioni i krimeve ekonomike , mbyllet edhe Mobi shop “Fita” në Prishtinë

Njesia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë sot gjatë ditës ka zhvilluar një aksion. Sipas njoftimit të policisë, një lokal është mbyllur në mungesë të dokumentacionit, ndërkaq një tjetër është bllombuar.

Sipas Indeksonline, mobil shopit, “Fita” i është ndërprerë veprimtaria përkohësisht nga Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, me dyshime për veprimtari ilegale pa licencë.