Për 7 ditë u konvertuan në RKS 733 vetura me targa ilegale në veri

Vetëm në javën e fundit plotë 733 vetura me targa të lëshuara nga Serbia u konvertuan në ato të Republikës së Kosovës , ketë për “Kohën” e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Për konvertimin e veturave në veri, Ministria e Punëve të Brendshme pati thënë se ka ndodhur pasi që “sot në veri nuk janë më të plotfuqishëm kriminelët si Milan Radojçiq, Llune, Mami, Rusi e të ngjashëm”.

“Mund të duket e paimagjinueshme nga perspektiva e para një viti, por sot në 4 komunat e veriut shërbejnë zyrtarë policorë që janë në shërbim të rendit dhe ligjit e në luftim të kontrabandës, grupeve kriminale e terroriste. Se shumica ishin vetë pjesë e krimit e kontrabandës tregon edhe përfshirja e ish-zyrtarëve policorë jo vetëm në rastin e Banjskës”, ka thënë javën e shkuar Xhelal Sveçla , ministër i punëve të brendshme