Asistentja e Parlamentit Evropian, Federica Woelk, thotë se kosovarët do të lëvizin të lirë në zonën Shengen nga 1 janari i vitit 2024 .
Ajo në një intervistë ekskluzive për gazetën “Indeksonline” tha se vendimi për liberarizim të vizave , nuk mund të kthehet pas .
“Tashmë është vendosur dhe nuk mund të ndryshohet. Për mua nuk ishte vetëm një gabim në përkthim, për të qenë e sinqertë, sepse qëllimi pas fjalëve ishte shumë i qartë. Liberalizimi i vizave gjithashtu nuk mund të përdoret në dialog sepse nuk është pjesë e dialogut. Pra liberalizimi i vizave do të ndodhë më 1 janar”, ka thënë mes të tjerash ajo.