Haradinaj: Kurti po e fsheh draft-statutin e Asociacionit edhe nga deputetët e VV-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka informuar as Lëvizjen Vetëvendosje mbi përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit, të cilin e ka pranuar në Bruksel.

Sipas Hardinajt, Kurti para se ta pranonte draft-statutin është dashur t’ua lexojë deputetëve të VV-së

“Kurti e ka pranuar në Bruksel Asociacionin pa e nda atë dokument me partitë parlamentare të Kosovës, as me Vetëvendosjen. Mendoj se ai me urgjencë duhet ta ftojë së pari partinë e tij dhe të ua lexojë atë dokument. Ai është vonu, është dashur të ua lexojë para se me thanë ‘po’”, ka thënp Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës

Ai tha se Kurti ka pasur një javë kohë që draft-statusin ta prezantoj para partive parlamentare, para se ta nënshkruaj atë në Bruksel.
“Unë mendoj se Kurti ka gabu shumë që e ka pranu këtë dokument pa u takuar me ne përpara, pa na jep të paktën…atij kur ia kanë dhënë dokumentin përfaqësuesit ndërkombëtarë ia kanë dhënë një javë përpara, ai në atë javë, ose dhjetë ditë përpara, është dashtë me na ftu, me thanë po du në emër të Kosovës me e pranu këtë dokument”, ka thënë Haradinaj