Gjatë natës së mbrëmshme në fshatin Sfeqel të Podujeves ,ka pasur të shtëna armësh në drejtim të një shtëpie Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin , nuk ka të lenduar sikur që nuk dihet ende kush ka shtën me me arme zjarri. PK e ka konfirmuar rastin për radio Vizionin ,në njoftimin e policies, thuhet se ngjarja ka ndodhur në ora 02.00 te pasmesnatës dhe nuk ka të lënduar “Sot reth orës 02:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie, (nuk është lënduar asnjë person) në fshatin Sfeçël të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Hetuesit policor në kordinim me prokurorinë kanë, ndërmarrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar si vrasje në tentative”/Radio Vizioni/