Mbappe është tashmë ëndrra e merkatos për shumë klube, pasi në vitin 2024 francezi përfundon kontratën me PSG. Një nga emrat e përfolur për një interesim të mundshëm të tij është edhe Bayern Munich, duke marrë parasysh potencialin financiar që kanë.
“Është e qartë që do të vijë te ne”, tha duke qeshur vetë trajneri Thomas Tuchel në një intervistë për “Canal+”. “Nëse do të kishte dëshirë që të vinte këtu, do të shkoja ta merrja unë me biçikletë”, tha më tej ai duke shprehur gatishmërinë për të pritur krahëhapur lojtarin të cilin e ka drejtuar te PSG-ja.
Por edhe ai, ashtu si drejtuesit e klubit bavarez, është i ndërgjegjshëm që marrëveshja nuk do të realizohet për shkak të kërkesave të larta ekonomike që ka lojtari. “Nuk mendoj se është një gjë realiste”, pohoi Tuchel para kamerave.