Si cdo vit tjetër edhe këtë vit Komuna e Prishtinës është e para që nis dekorimet për festat e fundvitit , burimet e portalit ”indeksonline” brenda Komunës bejnë me dije se brenda 10 ditëve, do të filloj të zbukurohet kryeqyteti . Po ashtu ky burim ka njoftuar se gjatë këtyre dhjetë ditëve do të nisin punën edhe shtëpizat në sheshin “Xhorxh Bush”.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës në muajin tetor kishte hapur tender për zbukurimin e kryeqytetit. Këtë vit vlera e tenderit e paraparë për zbukurim me drita është 50 mijë euro.
Sipas njoftimit në Prokurimin publik, kompanitë ofertuese në këtë tender duhet të ofrojnë trupa zbukuruese në formë të ariut dhe pinguinit.