Ish Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga ana e Qeverisë dyfishimin e pagave për policët, ushtarët, drejtësinë etj.
Ai i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që në buxhetin për vitin e ardhshëm të përfshihet edhe një pako.
Sipas Haradinajt kjo është e nevojshme që të bëhet, për të mos i lejuar rininë që të ikin pas 1 janarit 2024 kur edhe do të liberalizohen vizat.
“Jo vetëm shtesat e rrezikshmërisë. Mos harroni, paret nuk i shpenzoni kur ato i investoni, por kur ministri ti bart në vitin tjetër. Dyfishimin i pagave për ushtarët, për policët, për AKI-në, për Doganat, për gjyqësorin, për zjarrfikësit, emergjencat, do të ishte një fitore nga ana e juaj”.

“Nëse vërtet të është bartë buxheti nga viti në vit, shtine një pako për të rinjtë e Kosovës të mos e lëshojnë Kosovën më 1 janar, gjeje një mënyrë vepro”.