Kombëtarja e Kosova niset drejt Zvicrës , nesër e pret një sfidë e madhe

Kosova është nisur mëngjesin e sotëm drejt Zvicrës. Me disa mungesa te ndjeshme dhe atmosferë jo aq të mirë për shkak të disa “të pakënaqurve”,

Kosova do të tentojë të marr pikë në sfidën e nesërmë në Basel ndaj Zvicrës. Matematikisht Kosova është ende në garë për kualifikim, por që i duhen patjetër 3 pikë në ndeshjen e nesërme.

Pa Muriqin, Rrahmanin e Zhegroven, Kosova nuk do ta ketë të lehtë këtë përballje ndaj Zvicrës që poashtu po kalon në krizë rezultatesh./Indeksonline/