Dhjetori mund të jetë muaji i preferuar për shumë njerëz . Por me siguri ju nuk i keni dëgjuar më parë këto fakte interesante të cilat e simbolizojnë muajin e “festave”
1.Muaji dhjetor e ka marrë emrin nga fjala latine “decem” që ka kuptimin 10, pasi dhjetori ishte muaji i 10-të në kalendarin e lashtë romak.
2.Dhjetori është muaji ku shumica e propozimeve për martesë pranohen. Shumica e këtyre propozimeve bëhen një javë para Krishtlindjes.
3.I vetmi film me fjalën “Dhjetor” në titull që ka fituar çmimin Oskar ishte ‘December 7th’, dokumentar i vitit 1943 rreth Pearl Harbor-it, dhe me regji nga John Ford.
4.Dhjetori është muaji më i zënë për tërheqje të parave cash nga bankomatët në Mbretërinë e Bashkuar.
5.Një parashikim kalendarik thotë se nëse bie borë në ditën e Krishtlindjeve, dita e Pashkëve do të jetë e ngrohtë, e gjelbër dhe me plot diell!
6.Shën Nikolasi, i cili më vonë do të njihej botërisht si Babagjyshi, fillimisht kishte qenë shenjtor mbrojtës i fëmijëve, hajdutëve dhe fajdexhinjve!
7.Pema e parë artificiale e Krishtlindjeve (bredhi) u vendos në Gjermani.
8.Dekorimet e zakonshme të bredhit kanë domethënie specifike religjioze. Qirinjtë – dritën e botës; ndërsa Ylli në maje është rikujtues i natës së parë të Krishtlindjes.
9.Kënga e famshme “Jingle Bells” është kompozuar në vitin 1857, dhe jo për Krishtlindje – ajo ishte krijuar si këngë e Ditës së Falënderimeve.
10.Një legjendë e lashtë thotë se kafshët e pyllit mund të flasin gjuhën e njerëzve në natën para Krishtlindjeve.