Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës , dega në Podujevë ka përkujtuar profesorin , politikanin dhe veprimtarin e shquar llapjan Qefser Sadiku , përmes një postimi në Facebook ata thanë se ai do të kujtohet përher si mësimdhënës shembullor.
Postimi i plotë 👇
Në përvjetorin e 10-të të shkuarjes në amshim të profesorit Qefser Sadiku, strukturat e degës së LDK-së në Podujevë bënë homazhe dhe vendosën kurore me lule tek varri i tij në Kërpimeh.
Profesori Qefer Sadiku do të kujtohet përherë si një mësimdhënës shembullor, shef i këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal në Podujevë dhe anëtar i kryesisë së degës së LDK-së.
I përjetëshëm kujtimi për profesor Sadikun!